jCoders Academy — Punëtori Elektronike
Fëmijë duke lidhur komponente elektronike me duart e veta, mbi tavolinë 📅 2–3 Tetor
Elektronikë · Ndërtim · Eksperimentim

Çka mundet me ndërtu një fëmijë me disa komponente elektronike?

Një përvojë praktike në elektronikë për fëmijë 7–14 vjeç, ku fëmijët njihen me komponente elektronikë, mësojnë si funksionojnë dhe i përdorin për të ndërtuar e testuar një zgjidhje.

Falas Pa njohuri paraprake
Regjistrohu
Fëmijë duke lidhur komponente elektronike me duart e veta

Çka përjeton fëmija yt brenda 1 orë?

Kjo është një mundësi që fëmijët ta provojnë elektronikën në praktikë. Gjatë aktivitetit, ata do të punojnë me komponente elektronikë dhe do të mësojnë si përdoren dhe si lidhen për të krijuar diçka që funksionon.

Pasi të njihen me komponentet dhe parimet bazë, fëmijët do të kenë një detyrë për ta realizuar dhe do të duhet të gjejnë mënyrën si ta zgjidhin.

Kjo do të thotë:

Mëso → Ndërto → Testo → Vërej → Ndrysho → Provo përsëri
Modul çelësi Lidh
Modul sensori Teston
Modul LED Eksperimenton

Si zhvillohet aktiviteti?

Fëmija nuk kalon gjithë kohën duke dëgjuar shpjegime. Procesi ndërtohet në disa hapa.

01
Njihet me komponentet Fëmija njihet me komponentet që do të përdorë dhe me funksionin e tyre bazë.
02
Kupton si përdoren Përmes udhëzimit praktik, sheh si mund të përdoren dhe lidhen komponentet.
03
Merr një sfidë Pasi ka bazat e nevojshme, i jepet një detyrë që duhet ta realizojë.
04
Ndërton Fëmija vendos si t'i përdorë komponentet për ta realizuar detyrën.
05
Teston E provon në praktikë dhe kontrollon nëse funksionon.
06
Vëren Nëse rezultati nuk është ai që priste, shqyrton se çfarë ka ndodhur.
07
Ndryshon Gjen se çfarë mund të ndryshojë në lidhje ose në mënyrën e zgjidhjes.
08
Provon përsëri E teston përsëri dhe sheh nëse ndryshimi ka dhënë rezultat.

01 · Mendo.

02 · Ndërto.

03 · Testo.

04 · Vërej.

05 · Ndrysho.

06 · Shpjego.

Komponentë elektronikë me shprehje kureshtare, duke sugjeruar pyetjet që bën fëmija kur diçka nuk funksionon

Gabimi si pjesë e procesit mësimor

Kjo është pjesë e procesit të të mësuarit. Në elektronikë, një lidhje e gabuar mund të bëjë që qarku të mos funksionojë siç pritej.

Në vend që fëmijës t'i jepet menjëherë përgjigjja, ai udhëzohet të shqyrtojë problemin:

  1. 01Çfarë prisja të ndodhte?
  2. 02Çfarë ndodhi?
  3. 03Ku mund të jetë problemi?
  4. 04Çfarë mund të ndryshoj?

Pastaj e teston përsëri. Në këtë mënyrë, fëmija jo vetëm mëson çfarë funksionon, por fillon të kuptojë edhe pse funksionon.

Për prindërit

Nuk kërkojmë njohuri paraprake

Fëmija nuk ka nevojë të dijë elektronikë para se të vijë.

Nuk është e nevojshme të dijë:

  • si funksionon një qark;
  • cilin komponent duhet ta përdorë;
  • si lidhen komponentet;
  • si të ndërtojë një projekt elektronik.

Këto janë pjesë e asaj që do të mësojë gjatë aktivitetit. Aktiviteti fillon nga bazat dhe pastaj kalon në punë praktike.

Pra, edhe një fëmijë që nuk ka punuar kurrë me elektronikë mund të marrë pjesë.

Instruktor duke i udhëhequr fëmijët hap pas hapi me kutinë e komponenteve, pa kërkuar njohuri paraprake
Për kë është

Procesi mbetet i njëjtë. Niveli i sfidës ndryshon sipas moshës.

7–10vjeç

Eksplorojnë komponentet, ndërtojnë lidhje të thjeshta dhe mësojnë të vërejnë kur diçka nuk funksionon.

Më pak "kjo është përgjigjja"
Më shumë "çfarë mendon se do të ndodhë?"

11–14vjeç

Sfida bëhet më komplekse: krahasojnë mundësi, testojnë hipoteza dhe ndryshojnë strategjinë bazuar në vëzhgim.

Më pak "provoje këtë".
Më shumë "çfarë do të ndryshoje dhe pse?"

Çfarë mëson fëmija?

Përveç njohurive bazë në elektronikë, aktiviteti i jep mundësi fëmijës të praktikojë mënyra të ndryshme të të menduarit gjatë punës.

01
Njohuri në elektronikë Njihet me komponentet dhe mënyrën bazë të funksionimit dhe lidhjes së tyre.
02
Eksperimentim Provon një ide dhe sheh rezultatin.
03
Vëzhgim Krahason atë që priste me atë që ndodhi.
04
Zgjidhje problemi Kërkon arsyen kur diçka nuk funksionon.
05
Ndryshim i qasjes Provon një mënyrë tjetër kur zgjidhja e parë nuk jep rezultat.
06
Arsyetim Mendon pse një lidhje funksionon dhe çfarë ndryshoi.

Këto aftësi zhvillohen gjatë punës me elektronikën, jo si pjesë e një ligjërate të veçantë.

Momenti

Në fund, fëmija ka një projekt që funksionon — të ndërtuar prej tij.

"Këtë e ndërtova vetë."

Fëmijë duke prezantuar me krenari projektin elektronik që ndërtuan vetë

Detajet e Eventit

Lokacioni
Prishtinë · Bregu i Diellit Prishtinë · Arbëri Pejë Gjilan Mitrovicë
Data
E premte · 2 Tetor E shtunë · 3 Tetor zgjidhni njërën nga datat
Kohëzgjatja 90 min
Mosha 7–14 vjeç
Pjesëmarrja Pa pagesë
Vendet Të limituara
Regjistroni fëmijën
Pyetje

Pyetje të shpeshta

A është ky aktivitet për fëmijë që nuk dinë elektronikë?

Po. Aktiviteti fillon me njohjen me komponentet dhe bazat e nevojshme për punën praktike.

A po mëson fëmija elektronikë apo vetëm po ndërton?

Të dyja. Fëmija njihet me komponentet dhe funksionin e tyre, mëson mënyrën bazë të lidhjes dhe më pas i përdor këto njohuri për të ndërtuar dhe testuar.

A është aktiviteti i njëjtë për të gjitha moshat?

Jo. Niveli i punës dhe mënyra e udhëzimit përshtaten për grupmoshat 7–10 dhe 11–14.

A është falas?

Po. Pjesëmarrja është falas.

A duhet të sjellë fëmija materiale?

Fëmija nuk ka nevojë të sjellë ndonjë material me vete.

Sa zgjat?

90 minuta.

Ku zhvillohet?

Në zyrat e jCoders në Prishtinë, Pejë, Gjilan dhe Mitrovicë.

Rezervoni vendin e fëmijës suaj.

Elektronika mësohet më mirë kur e provon.

Të dhënat e fëmijës

Përvoja me teknologji

Detajet e pjesëmarrjes

Regjistrohu